Basha informon ODIHR: Mazhoranca bleu votat në Korcë, bojkoti në KQZ e favorizoi

Kreu i opozitës ka shfytëzuar takimin me shefen misionit të ODHIR për të ndarë me të shqetësimin e për vjedhjen e votës në Korçë. Pas takimit me McCormack, Basha komentoi edhe vendimin e një dite më parë të Kolegjit Zgjedhor, ku u shpreh se Kolegji mbylli sytë para para sitemit të shitblerjes së votës me rrjet kriminal të votave në Korçë.“Folëm për rrugën e mëtejshme sa i përket problemeve të evidentuara në raport. Nga njëra anë PD është partia që organizoi me 23 qershor zgjedhjet që siç i cilëson raporti i ODHIR, tregojnë një përparim të dukshëm dhe të qartë të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo u bë edhe në kushtet e një bojkoti institucional të KQZ dhe në kushtet e organizimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme, presioneve apo shitblerjes së votës të një skeme masive të deformimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në 23 qershor. 3 muaj më vonë shikojmë mazhorancën e re të dalë nga vota e 23 qershorit, tashmë të ngrejë deformimin e vullnetit të votuesve në sistem nëpërmjet sistemit të shitblerjes së votës e cila u duk qartë me zë dhe me figurë në zgjedhjet e Korçës. Ky është ndryshimi mes dy standardeve. Kolegji Zgjedhor fatkeqësisht dje mbylli sytë para blerjes me sistem, me rrjet kriminal të votave në Korçë” tha Basha.Shefi i opozitës ka ndarë me zonjën.McCormack edhe shqetësimin për plotësimin e vakancës në KQZ. Sipas Bashës mazhoranca duhet tu përmbahet detyrimeve të saj ligjore për të propozuar kandidaturat për vendet bosh në KQZ.“Fatkeqësisht bojkoti institucional në KQZ vazhdon dhe ky bojkot bëri që edhe për çështjen e ndjeshme për blerjen e votave në Korçë sistemi i apelit të mos funksionojë, vendimarrja të kryhet në një shkallë të vetme. E informova zonjën McCormack, për të gjitha këto zhvillime. E informova për vendosmërinë tonë si PD për të vazhduar të japim kontributin tonë në konsolidimin e një sistemi elektoral i cili bën të mundur zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe jo deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Shprehëm shqetësimin tonë të thellë për mosplotësimin që edhe në kushtet kur kemi të bëjmë me një mazhorancë, të detyrimeve ligjore për të plotësuar vendet në KQZ dhe domosdoshmërinë për të vendosur para ligjit të gjithë përgjegjësit për organizimin dhe financimin e plotë të sistemit kriminal të shitblerjes së votës në Korçë dhe parapregatitjes për ta përdorur këtë masivisht në rastin tjetër më të parë, siç janë zgjedhjet lokale në Shqipëri” theksoi Basha.Kryetari i PD është shprehur optimist për një angazhim serioz të ODHIR, OSBE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për ti vënë fre paligjshmërisë, arbitraritetit dhe kriminalitetit me të cilën kjo mazhoranca i është përveshur infrastrukturës zgjedhore.“Shpresojmë që në bisedën e cila ka qenë jashtëzakonisht produktive, e hapur dhe miqësore, të ketë zanafillë një angazhim i fuqishëm i ODHIR krah për krah me OSBE dhe institucionet e tjera për ti vënë fre paligjshmërisë, arbitraritetit dhe kriminalitetit me të cilën kjo mazhorancë i është përveshur infrastrukturës zgjedhore, zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë si koncept në Shqipëri” përfundoi ai.