Jetimët “ngrenë duart” në rrugë, apel Ministrave: Pas 16-vjetorit na lënë pa strehë

Fëmijët jetimë vazhdojnë të mbeten të diskriminuar, pasi në moshën 16 vjeçare detyrohen të dalin në rrugë. Ky shqetësim është ngritur nga vetë fëmijët në një bashkëbisedim me 4 Ministri të qeverisë Rama. Ata u shprehen se e kanë të vështirë që të përballen me jetën në këtë moshë.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, por edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, premtuan se do të gjendet një zgjidhje konkrete për këtë çështje.Fëmijët me aftësi të kufizuara kishin nga një dhuratë për të gjithë Ministrat ku shprehnin dhe disa dëshira dhe kërkesa.Fëmijët vinin nga disa qytete të Shqipërisë si Tirana, Elbasani, Fieri, Shkodra, Saranda dhe përveç pyetjeve drejtuar Ministrave në të njëjtën kohë ata dhanë edhe idetë e tyre.