Sequi kritika për dhunën në familje: Partitë politike nuk respektuan kuotat gjinore

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi, ka kritikuar qeverinë shqiptare, për nivelet e larta të dhunës në familje në zonat rurale. Gjatë një tryeze diskutimi për politikat e përfaqësimit të grave të zonave rurale në vendimarrje, Sequi tha se të dhënat e deritanishme janë shqetësuese dhese instancat shtetërore, duhet të ndërhyjnë."Dhuna në familja është në nivele të larta dhe tepër shqetësuese në Shqipëri. Kërkohet mbështetje si nga shteti, ashtu dhe nga shoqëria civile për të punuar shumë në këtë drejtim. Fondet nga Bashkimi Europian nuk do të mungojnë në luftën kundër pabarazisë gjinore, Besoni tek vetja juaj dhe do e shihni qe do t'ia dilni mbanë"tha ai.Ndërkohë ambasadori Sequi u ndal edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, ku kritikoi ashpër qeverinë shqiptare, për numrin e ulët të përfaqësimit të grave në listat e kandidateve për deputete."Diskriminimi është shumë i vështirë për tu c'rrënjosur në ditët e sotme. Në Shqipëri kjo është dominuese , partitë politike nuk përmbushën kriterin e përfaqësimit të grave në listat për kanditatura dhe këtë ne e pamv në zgjedhjet e fundit në Shqipëri" theksoi ai.“Punësimi, arsimimi, shëndetësia dhe përfshirja sociale e grave në zonat rurale janë dhe fushat, ku kërkohet ndërhyrje e mënjëhershme e instuticioneve shtetërore” është shprehur Zv.ministrja e Çështjeve Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri.