Rama takon kryeministrin Cameron, Britania mbështet integrimin e Shqipërisë

Edi Rama po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Britaninë e Madhe, pas marrjes së detyrës së Kryeministrit. Axhenda e ngjeshur e takimeve nisi me homologun britanik, David Cameron, gjate paradites. Siç njofton departamenti i komunikimit në Kryeministrit, shefi i ekzekutivit nënvizoi gjatë bisedes, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Homologët biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, që u cilësuan të shkëlqyera, si edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Kryeministri Cameron e uroi kryeministrin Rama për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin europian të Shqipërisë.Kreu i qeverisë shqiptare, mori pjesë edhe në takimin e Berxh në Londër mbi Raportin e Tranzicionit 2013. Rama e vuri theksin tek investimi në kapitalin njerëzor, por edhe në bashkëpunimin mes vendeve për të hedhur urat e krijimit të një brezi të ardhshëm europian."Sa më shumë punojmë dhe luftojnë për një të ardhme më të mirë, aq më sumë kuptojmë se vendet në fund të fundit, nuk janë të pasura nga ato që kanë, por nga ato që dinë. Nëse ne na shihni ende në pritje për në BE, mendoj se kjo lidhet edhe me kapitalin njerëzor. Ne duhet të investojmë më tepër në kapitalin njerëzor. Dua të them gjithashtu se të gjithë kemi nevojë për lidhje mes vendeve që të krijojmë tregjet ndërkombëtare. Ne duhet të bashkohemi që të arrijmë një bashkëpunim ekonomik dhe të krijojmë një brez të ardhshëm evropian. Nuk duhet të mendojmë që kjo do të ndodhë kur ne të hyjmë në BE, sepse do ishte shumë vonë", tha ai.Në axhenden e takimeve në Londer, Edi Rama do të takohet edhe me ish-kryeministrin Toni Bler, këshilltar i qeverisë shqiptare.