Aksion për lirimin e hapësirave publike, asgjesohen 21 kuintal produkte bujqësore
21 kuintal produkte bujqesore jane asgjesuar gjate 24 oreve te fundit ne kuader te aksionit per lirimin e hapësirave publike.Ky aksion u ndermor nga Bashkia e Fierit, Autoriteti Kombetar i Ushqimit dhe Policia e shtetit, te cilet pas paralajmerimeve te herepashershme kane bere te mundur largimin e tregtareve ambulante nga trotuaret.Shefi i policise bashkiake, i cili e ka ndjekur nga afer kete aksion dhe asgjesimin e produkteve eshte shprehur se edhe ne ditet ne vijim do te vijojne kontrollet per lirimin e trotuareve ne rruget paresore dhe dytesore te qytetit te Fierit.Largimi i tregtareve ambulante nga trotuaret do te rrise sigurine ushqimore te konsumatoreve dhe do te jete stimulim i bizneseve te ndershme, duke eleminuar edhe konkurencen e pandershme.