Tiranë, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje

Një person i shumë kërkuar është arrestuar sot gjatë një operacioni të ndërmarrë nga blutë e kryeqytetit dhe nga forcat RENEA në zonën e njohur si Shkolla e Baletit.Në prangat e policisë ka rënë Ardi Zani 32-vjeç banues në Tiranë, i akuzuar për kanosje si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.“Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, bazuar në një plan operacioni në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, kanë realizuar kapjen e të kërkuarit Ardi Qemal Zani, 32 vjeç, me banim në Tiranë. 32 -vjeçari ishte i kërkuar për konsumim të veprës penale të “Kanosjes” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe kapja e tij u realizua sot në afërsi të Rruges se Elbasanit Tiranë. U ekzekutua vendimi i Gjykatës.”- thuhet në njoftimin e policisë.