Gjykata i dorëzon Dritan Dajtit aktet për pajisjen me armatim të policëve
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e 4 punonjësve të policisë gjatë operacionit për kapjen e tij.Gjykata i ka dorëzuar sot të Dajtit aktet për pajisjen me armatim të policëve të cilët morën pjesë në operacionin për arrestimin e tij.Vetë i pandehuri Dajti është shprehur se procesi gjyqësor ndaj tij ka hyrë në labirint."Kam këkruar specifikisht dokumentin e armës të efektivit me inicialet G.B, vetëm atë dua nëse e keni. Dua të di nëse ka leje arma e tij dhe sa armë ka pasur gjatë aksionit ky efektiv" iu drejtua Dajti gjykatës.Në seancën e kaluar, i pandehuri Dritan Dajti kërkoi fletëdaljen për armët e efektivit me inicialet G.B. duke e akuzuar atë për vrasjen e Kastriot Feskajn.Më herët, Dajti ka kërkuar zhvarrosjen e trupit të një prej policëve të vrarë gushtin e vitit 2009 në Durrës, atë të Kastriot Feskajt.Sipas Dajtit në trupin e Feskajt janë 6 plagë arme zjarri, e ndërsa Prokuroria, vazhdon ai, ka lënë në trupin e viktimës disa plumba qëllimisht sepse nuk i interesojnë që ekspertiza balistike të kryhen dhe të bëhen publike.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.