Rama “tejkalon” Berishën: Shqiptarët të mësojnë gjuhën shqipe në Kinë
Kryeministri, Edi Rama, ka shkuar përtej idesë së ish-kreut të qeverisë Berisha për gjuhën kineze, duke i dhënë këshillë shqiptarëve që të shkojnë të mësojnë gjuhën shqipe në Kinë. Duke folur në inaugurimin e institutit "Konfuci" në Tiranë, kreu i mazhorancë theksoi se ky institut do të thellojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kinës, jo vetëm në fushën e dijes, por edhe në sektorë të tjerë.“Instituti Konfuci është i pranishëm në shumë vende të botës dhe universitete të botës dhe tani edhe në Universitetin e Tiranës. Unë besoj se do t’i japë një kuptim më të plotë edhe bashkëpunimit në sektorë të tjerë, të cilët në këto vite kanë patur të mangët një aspekt, aspektin e njohjes së vazhdueshme të njërit-tjetrit.Instituti Konfuci besoj se do nxisë dijen, njohjen dhe mes tyre zhvillimin duke rikrijuar hapësirën e bashkëpunimit. Edhe pse fizikisht është prani në dukje simbolike, por cilësisht është shumë më tepër se kaq. Prania e këtij instituti që do t’i hapë rrugë shumëllojshmërisë së eksperiencave dhe bashkëpunimit mes vendeve. Konfuci mund te kthehet në një qendër rajonale të kulturës së një populli dhe të gjuhës të një vendi me influencë në botë. Ky institut është këtu për t’i folur së nesërmes” tha Rama.Sipas Kryeministrit, ky institut do të jetë edhe një qëndër ku mund të mësohet për kulturën e një populli mik që shqiptarët e njohin shumë pak.“Unë kam kuriozitet për kurset që do të zhvillohen në institut pasi bëhet fjalë për një tërësi kulturore që ne e njohim më pak se përciptazi ,ndërkohë që vendet perëndimore kanë kohë që e studiojnë” tha Rama.Ambasadori i Kinës në vendin tonë Ye Hao u shpreh se hapja e institutit do të shtojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.“Hapja e Institutit Konfuci është një gur kilometrik për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, jo vetëm në aspektin kulturor por edhe ekonomik. Ky institut është një platformë për të njohur kulturën dhe gjuhën kineze. Bashkëpunimi ekonomik e tregtar në ditë e sotme është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendeve dhe të popujve. Ju duhet të bëheni talente të Rilindjes” tha ai.Edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vlerësoi se instituti “Konfuci” do të bëjë të mundur shkëmbimin e kulturave mes dy vendeve.“Konfuci “është një organizatë jo fitimprurese që merret me përhapjen dhe mësimin e gjuhës kineze në 96 vende të botës. Qëllimi kryesor i Institutit “Konfuci” është promovimi i gjuhës kineze për të kontribuar në zhvillimin e multikulturalizimit.