Sarandë, kapen 240 kg kanabis, arrestohet "Radari"

Policia në Sarandë gjatë një aksioni të marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sekuestruar 240 kg kanabis ndërsa ka arrestuar poseduesin e drogës.Operacioni i koduar "Mandarinat" është zhvilluar  në aksin rrugor Sarandë-Konispol, ndërsa në prangat e policisë ka rënë 41-vjeçari Fatmir Jashari.Sipas policisë, lënda narkotike u gjet e fshehur në makinën SR 2757 B e cila drejtohej nga 41-vjeçari i cili njihej me pseudonimin "Radari".Sipas policisë, “Radari” ka qenë edhe më parë i dënuar në vendin tonë dhe në Greqi për trafik droge.Gjithashtu gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia ka gjetur edhe një kallashnikov dhe një sasi kapsollash.Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar destinacionin e drogës dhe personat e tjerë të përfshirë në trafik.