Gjirokastër, sekuestrohen 400 kg marijuanë, ishte fshehur në një furgon me perime
Hashashi i Lazaratit eshte hedhur fuqishem ne treg, kjo edhe per faktin se tashme eshte koha e tregetimit te tij. Nje tjeter sasi prej 400 kilograme kanabis sativa jane sekuestruar nga sektori kunder narkotikeve ne Gjirokaster, gjate operacionit te koduar “Ulliri”.Burime nga drejtoria e policise Gjirokaster, bejne me dije se ne pranga eshte vene edhe transportuesi i saj, Luan Tahiraj 34 vjeç nga qyteti i Vlores. Forcat e sektorit kunder narkotikeve, jane vene ne ndjekje te furgonit qe ne momentin kur automjeti ka dale nga Lazarati, per tu bllokuar me pas ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene, prane fshatit Mashkullore.Nga kontrolli rezultoi se ne furgonin me targa VL 4811 C ,ishin fshehur poshte ngarkeses me perime, 400 kilograme marijuane. Menjehere eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Luan Tahiraj si dhe sekuestrimi i lendes narkotike, e cila mesohet se do te trafikohej drejt shtetit italian.Operacioni “Ulliri” vjen ne vazhden e disa aksioneve te finalizuara me sukeses gjate ketyre diteve nga ana e sektorit kunder narkotikeve ne kete drejtori, te cilet vazhdojne te bllokojne marijuane e cila prodhet ne fshatin Lazarat dhe destinacioni i saj ne shumicen e rasteve ka qene shtetet fqinje, Italia dhe Greqia.Edhe gjate dites se djeshme ne Vlore dhe Gjirokaster u sekuetruan rreth 1 ton lende narkotike, nderkohe qe dy dite me pare edhe policia greke sekuestroi rreth 1 ton e 500 kg marijuane qe kishte dale prej fshatit Lazarat.Nderkohe edhe ne Sarande policia e ketij qyteti ka sekuestruar 240 kg marijuane ne aksin rrugor Sarande-Konispol si dhe ka arrestuar shtetasin Fatmir Jashari, person i denuar edhe me pare per vepra te ndryshme penale jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne shtetin grek.Nga kontrolli i kryer ne automjetin qe drejtohej nga 41-vjeçari Jashari, i njohur ndryshe me pesudonimin Radari, u be e mundur qe perveç lendes narkotike te sekuestrohej edhe nje automatik tip kallashnikov.Policia lokale e ketij qyteti ka ushtruar kontroll edhe ne banesen e te ndalurait ,ku u gjeten nje sasi e konsiderueshme kapsollash detonatore.