Nxënësit e “Çajupit” bojkotojnë mësimin, jo masave disiplinore të marra nga drejtori

Nxënësit e gjimnazit “Çajupi” në Tirane kanë bojkotuar sot mësimin duke kundërshtuar masat disiplinore të vendosura nga drejtori i shkollës, për braktisjen e mësimit dhe pjesëmarrjen në protestën kundër sjelljes së armëve kimike të Sirisë.Duke i cilësuar si të të padrejta këto masa disiplinore, nxënësit theksojnë se shumica e atyre që u është thyer nota në sjellje janë maturantë.Nxënësit shprehen se sipas rregullores  atyre u lejohen të bëjnë 6 mungesa pa arsye dhe masat disiplinore të marra nga drejtori janë të padrejta.Ndërsa drejtori i shkollës Vladimi Bodeci  është shprehur se vendimi i tij nuk është politik por për të vendosur disiplinën në shkollë.“U kërkova nxënësve të ktheheshin në mësim dhe të dilnin të protestonin pasdite por nuk pranuan” është shprehur drejtori i shkollës.