Fushë Krujë, bie në pus 11-vjeçari, shpëtohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2013, 09:18
Një 11-vjeçar në Fushë Krujë ka shpëtuar për mrekulli pasi ka rënë në një pus.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë Gjolë, ndërsa ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që i mituri të shpëtojë pa dëmtime të rënda.Menjëherë i mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Sipas policisë, 11-vjeçari ka rënë aksidentalisht në pus ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.