Ul siparin Panairi i Librit
Dita e fundit e Panairit të Librit, e mbushi sallën e Pallatit të Kongreseve plot me qytetarë të të gjitha moshave, të interesuar për të blerë libra. Libri nuk do të arrijë të mposhtet kurrë nga teknologjia pasi ofron suspansën e pashoqe dhe arrin të prekë botën shpirtërore të lexuesit, për këtë arsye gjithmonë do të ketë kërkesë për të. Por si ka qenë ky Panair Libri i 2013-ës? A ka pasur sukses dhe shitje të shumta këtë vit? Disa përgjigje na i jep Drejtoresha e shtëpise botuese “Pegi”, Loreta Berhami.Lexues të moshave të ndryshme, që nga fëmijët, adoleshentët e deri tek të rinjtë dhe të moshuarit, kishin mbushur ambientin e Panairit, dhe blinin libra për të gjithë familjen.Panairi uli siparin edhe për këtë vit, me shumë sukses, duke pasuruar edhe listën e botimeve të reja.