Tiranë, humbet jetën në gurore 40-vjeçari, e godet kova e skrepit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2013, 18:40
Një 40-vjeçar që punonte në gurore ka humbur jetën duke punuar në gurore.Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një gurore në malin e Dajtit, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe punëtori është goditur në kokë nga kova e skrepit.Dyshohet gjithashtu se nuk janë respektuar kushtet e punës në gurore.Ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur incidentin.Trupi i viktimës është dërguar në morg, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona për të marrë në pyetje.