Korçë, afrimi i dimrit rrit çmimin e druve
Afrimi i dimrit ka rritur çmimin e druve. Në një kohë kur temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme familjet korçare kanë nisur të përdorin drutë si alternativë ngrohjeje dhe gatimi. Krahasuar me disa muaj me parë çmimi i tyre ka pësuar rritje.Sipas banorëve në rast se një metër dru e blije më parë me 24 apo 25 mijë lekë tashmë atë e gjen me 26 deri ne 28 mijë lekë,duke u krijuar atyre vështirësi të mëdha për blerjen. Kështu në zonën ku shiten drutë një metër kub kushton nga 1.600 lekë, deri në 2800 mijë lekë çmim, i cili varion nga lloji apo trashësia e drurit.Por bizneset që merren me shitjen e druve të zjarrit, jo vetëm që e mohojnë rritjen e çmimit të druve për metër kub, por sipas tyre këtë vit çmimi është ulur pasi nuk ka punë.Ata thonë jashtë kamerës, se këtë vit nuk ka pasur punë dhe interesi i njerëzve për të blerë drutë është minimal. Ndërsa nga ana tjetër banorët i akuzojnë ata për abuzime në sasinë që druri blihet.Duket se rritja e këtij viti e çmimit të druve të zjarrit po e kthen këtë mënyrë të ngrohjes dhe gatimit në një luks. Çdo dimër qytetarët përballen me spekulimet në çmimet e gazit të lëngshëm, çmimin e energjisë elektrike dhe së fundmi edhe të alternativës tjetër, atë të druve të zjarrit.Kjo situatë rëndon në ekonominë e banorëve, të cilët detyrohen të blejnë lëndën drusore nga viti në vit me çmim më të lartë.