Grupi parlamentar i PD-së kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Grupi  parlamentar demokrat ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e sjelljes së armëve kimike.Kërkesa e PD-së për seancë të jashtëzakonshme bëhet me pretendimin se qeveria nuk po jep asnjë informacion qytetarëve që janë të shqetësuar për mundësinë e shkatërrimit e armëve kimike në Shqipëri.Ndërkohë, PD-ja dorëzoi  dje në Kuvend kërkesën për referendum për shkatërrimin ose jo të armëve kimike në Shqipëri, si dhe mocion për debat me kryeministrin Edi Rama.