Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin faktiv i 2012-ës

Buxheti faktik i 2012 ka përplasuar ashpër Ministrin aktual dhe parardhësin e tij në krye të financave. Cani e Bode nuk kanë kursyer as etiketimet e drejpërdrejta me tone të ashpra dhe fyese.Cani ka theksuar se buxheti 2012 është më problematiku dhe ka akuzuar ish-Ministrin e Financave se ka falsifikuar shifrat e të ardhurave.Ndërkohë që Bode u shpreh se kanë përballuar me sukses krizën ekonomike.Kryetari Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i pranishëm në seancë ka vlerësuar zbatimin e buxhetit të një viti më parë. Leskaj ka kërkuar një rishikim të ligjit për Bankën e Shqipërisë.Gjithashtu kreu i KLSH-së ka kërkuar që të merren masa për arkëtimin e 10 % të shumës së privatizimit të Albpetrol.Debate në Komision ka shkaktuar dhe borxhi ndaj biznesit si dhe marrja e një kompanie audituese.Pavarësisht debateve buxheti faktik i një viti më parë kaloi me aprovimin e opozitës dhe mazhorancës.