INUK aksion për ndërtimet pa leje në kishën e Shna Ndout

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërmarrë sot një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje pranë kishës së Shna Ndout në Laç.Sipas informacioneve, INUK do të shembë lokalet dhe tezgat në rrugën e kishës të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.Disa muaj më parë, drejtuesit e kishës së “Shna Ndout” në Laç, institucion ky fetar i njohur në gjithë vendin denoncuan në prokurorinë e Kurbinit një ndërtim të paligjshëm, që po bëhej në territorin e kësaj kishe.Menjëherë pas marrjes së kallëzimit penal, prokuroria e Kurbinit nisi procedimin penal për ndërtim të paligjshëm në territorin që është në pronësi të kishës së “Shna Ndout” në Laç.Kisha e Shna Ndout është një vend peligrinazhi, ku me mijëra besimtarë nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë kufinjve, e vizitojnë atë për 13 javë rresht.Për shkak të numrit të madh të vizitorëve, duket se është kthyer në një vend të lakmuar edhe për ndërtim lokalesh apo subjektesh tjera tregëtare