Shkarkohet drejtori i Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Arben Sefgjini.Mësohet se në vend të tij është emëruar nga Ministria e Drejtësisë Ilir Qafa.Arben Sefgjini është emëruar në postin e drejtorit të Shërbimit të Provës në maj të vitit 2009 ndërsa më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit të tatimeve.Shërbimit i Provës është një institucion që është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë.Ky institucion trajton mijëra persona që kanë marrë dënime por që me ndryshimet ligjore mund të dalin jashtë burgut duke ndjenjur në provë.