Tepelenë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur me armë zjarri

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Aurel Haxhiaj 30 vjeç nga Memaliaj dhe Niko Baka 25 vjeç janë paraqitur në spitalin e Tepelenës me plagë me armë zjarri, ku Haxhiaj si rezultat i plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.Nga ana tjetër Baka po merr trajtimin mjekësor nga bluzat e bardha. Nuk dihen rrethanat në të cilat dy personat janë plagosur, ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë, të cilët pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.