Gaiani në Lezhë, takohet me kryebashkiakun Viktor Tushaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2013, 17:47
Ambasadori italian ne Shqiperi, Massimo Gaiani , ka qene i pranishem ne qytetin e Lezhes ku eshte pritur nga numri nje i saj Viktor Tushaj.Gjate takimit eshtë diskutuar per mundesite e bashkepunimit ne fusha te ndryshme, te cilat lidhen kryesisht me ekonomine dhe zhvillimin e saj,ku nje nder me kryesoret mbetet ne kete njesi vendore mbetet parku industrial.Diplomati italian ka deklaruar se do te influencoje ne lehtesimin e kontakteve me sipermarrjet dhe bizneset e vendit te tij qe te jene prezente ne Lezhe.Vizita e Ambasadorit Gaiani ka vijuar me pas ne disa prej investimeve italiane ne Lezhe, duke pare nga afer perspektiven e zgjerimit te tyre.