Ekspertët e huaj të bindur: Shqipëria do të shkatërrojë armët e Sirisë
Pavarësisht deklaratave nga Tirana se ende nuk është marrë një vendim për të pranuar që armët kimike të Sirisë të shkatërrohen në Shqipëri, në mediat ndërkombëtare flitet krejt e kundërta.Televizioni "Al Jazera në emisioni " The Stream" i kushton një hapësirë të veçantë shkatërrimit të arsenalit kimit të Sirisë. Drejtori i programit, të Green Cros Internacional, Pol Walker i ftuar në emision ka theksuar se vendimi për ti asgjesuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten.I pyetur se përse është përzgjedhur Shqipëria si vend për të shkatërruar këto armë kimike, Walker thotë :"Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? Ky vend ka pasur një proces të mëparshëm të shkatërrimit të armëve kimike. Në 2007 ata kanë shkatërruar për 6 muaj, 16 ton mbetje kimike, gaz mustard që i ishte dhënë nga Kina. Shkatërrimi i lëndëve kimike do të ndodhë në 2-3 muajt e ardhshëm", ka theksuar Walker duke shtuar se gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet ky proces të jetë i sigurtë.Sipas drejtorit të Green Cros Internacional, Paul Walker, Shqipëria gjithashtu është treguar e gatshme dhe ka sjellë përgjigje pozitive kur SHBA dhe Rusia pyetën se kush është gati të mirëpresë këto kimikate për asgjësim."Ata ngritën një bazë të vogël, një godinë e vogël industriale dhe besoj se procesi do të fillojë në Shqipëri në 2-3 muajt e ardhshëm" ka theksuar ai.Por ajo që Mustafa Kibarog , Profesor në universitetin Okan Tuzla i frikësohet është se nxjerrja e arsenalit kimik nga Siria në një kohë që luftimet nuk kanë të ndalur si dhe aftësinë e Shqipërisë për të përballuar këtë kapacitet, rreth 1000 tonë lëndë kmike, gaz sarin dhe mustard.Një ditë më parë Kryeministri i vendit Edi Rama tha se vendet e NATO-s, janë ende në diskutim dhe nuk jemi në kushtet kur duhet të marrim një vendim. Rama pranoi se ka diskutuar me sekretarin e Shtetit Amerikan për 30 minuta ne telefon, por ende nuk është marrë asnjë vendim. Kryeministri i vendit tha se vendimi do te ndahet me publikun dhe me Parlamentin.