“Fjalori rimor i Dritëro Agollit”, shkrimtari:Të ruajmë gjuhën shqipe
Nen penen dhe punen disavjeçare te Mine Grenos, vjen promovimi i “Fjalori rimor i Dritëro Agollit”, morfologjia e rimave, konkordanca. I pari fjalor i ketij lloji deri me sot, i cili trajton aspektet e mesiperme te te shkruarit te poezise, per te gjithe studiuesit dhe studentet qe duan te levrojne poezine rimore.Fjalori pasqyron pasurite rimore te Dritero Agollit, si edhe pasurine gjuhesore qe eshte hedhur ne perdorim te rimes. Vete Driteroi foli gjate ceremonise promovuese dhe nenvizoi se gjithmone e me shume autoret e kane braktisur perdorimin e rimes ne veprat e tyre, duke huazuar gjithmone e me shume fjale te huaja.
“Nëse vazhdohet kështu, besoj që duhet të kemi një fjalor ta lexojë, nëse ndonjëri do të jetojë 100, apo 150 vjet, sepse është bërë përshesh. Po të dalësh në pazare e të numërosh dyqanet janë me fjalë të huaja, po veri një mal, një lumë….E kam fjalën që gjuha shqipe duhet ruajtur. Edhe poezia ka ndryshuar, nuk mund të themi se shkruajnë të gjithë me rimë, madje rima është rralluar, tani e domosdoshme në poezi është muzika, se ajo plotëson edhe rimën. Por ka edhe poetë që shkruajnë me rimë, dhe që kanë marrë edhe çmime nobel- tha Dritëro Agolli.Libri, promovimi i te cilit mblodhi personalitete te botes akademike,do te jete pjese e Panairit te Librave , i cili nis neser.