Panariti, Zgonea: Forum ekonomik mes dy vendeve me fokus bujqësinë
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Rumanisë, Valerius Stefan Zgonea dhe delegacionin që e shoqëronte.Ministri Panariti bëri një prezantim të gjendjes ku ndodhet bujqësia shqiptare. Ai u shpreh se fatmirësisht sektori i bujqësisë në Shqipëri po njeh rritje, ndaj nevojitet që të mbështetet, të investohet dhe të financohet.Panariti u shpreh se sfidë për bujqësinë shqiptare është fragmetimi i tokës, ndaj duhet të bëhet bashkimi i fermerëve në ferma të mëdha, me qëllim uljen e kostos së prodhimit, krijimin e klimës për investime dhe rritjen e eksporteve të prodhimeve shqiptare.Kryetari i parlamentit rumun sugjeroi organizimin e një forumi ekonomik Shqipëri- Rumani, i fokusuar në sektorin e bujqësisë, si një sektor mjaft i rëndësishëm për dy vendet. Ai u shpreh se duhet të ndërmerren hapa konkretë për të takuar bizneset së bashku, përfaqësuesit e kompanive të ndryshme, që të shohin mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe të gjejnë hapësira për të investuar si në Shqipëri ashtu dhe në Rumani.Ministri Panariti u shpreh se Rumania mund të asistojë Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, duke dhënë ide dhe përvojën e saj në këtë proces. Zgonea theksoi se Rumania do të mbështesë fort Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian.