“Jo armëve kimike në Shqipëri!" Olldashi fton qytetarët për protestë

Deputeti Sokol Olldashi beri thirrje sot permes faqes se tij zyrtare ne rrjetin social facebook, per t'iu bashkuar protestes se neserme qytetare kunder ardhjes se armeve kimike te Sirise per asgjesim ne territorin e Shqiperise."Ju ftoj te gjitheve neser, ne oren 14.00, ne sheshin perpara Bashkise se Tiranes, t'i bashkohemi protestes qytetare: “Jo armeve kimike ne Shqiperi! Eshte detyre e çdo qytetari te vendose nje gur ne themelet e barrikades ku duhet te ndalet qeveria Rama". - shkruan deputeti Olldashi.Sipas tij, eshte momenti qe gjithkush te mbaje nje qendrim te paekuivok ndaj ketij problemi dhe te shprehet qartesisht pro ose kunder.