Rama: Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri Kosovë do të mbahet më 16 nëntor
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri Kosovë do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Kjo është zbuluar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar edhe foto të takimit me ministren kosovare të Integrimit, Vlora Çitaku."Me Vlora Çitakun dhe delegacionin simpatik të Ministrisë së Integrimit të Kosovës, për të folur për përgatitjet e axhendës të mbledhjes së parë të dy qeverive, që do të mbahet më 16 Nëntor në Prizren.:" -shkruan Rama.Një mbledhje e përbashkët mes qeverive të dy shteteve shqiptare u paralajmërua gjatë vizitës në Tiranë të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi. Të dy kryeministrat theksuan se kjo do ti shërbejë një axhende të përbashkët në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.