Kerry i telefonon Ramës për armët, Bushati zbulon bisedën për lëndët kimike

Komisioni për Politikën e Jashtme ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i cili ka raportuar lidhur me aspektin politik në dinamikën e procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.Në fjalën e tij, ministri Bushati ka deklaruar se viti 2014 është deciziv për Shqipërinë dhe se çështja e statusit nuk është një proces i mbyllur."Shqipëria do të duhet të ketë një ritëm dhe një cilësi reformash jashtëzakonisht të larta. Kjo nuk ka të bëjë me paragjykimet për Ballkanin Perëndimor por BE-ja ka nxjerrë mësime nga procesi i zgjerimit, i përsos teknikat dhe kërkesat më të larta janë për të pasur reforma më cilësore nga ana jonë.  Nga kontaktet me vendet anëtare ekziston paraprakisht një dashamirësi në lidhje me rrugën europiane të Shqipërisë dhe këtë hap konkret, që është e pasqyruar në vlerësimin objektiv dhe rekomandimnin e qartë që ka bërë BE dhe në një proces paqësor të pushtetit që Shqipëria përjetoi këtë vit. Le ta pranojmë që Zgjerimi si për BE nuk është një temë që gëzon mbështetje të madhe popullore dhe sondazhet e fundit të opinionit publik e dëshmon një gjë të tillë. Në të gjitha takimet që kemi pasur kemi mbajtur qëndrimin që Shqipëria është duke ecur dhe synon në mnëyrë të merituar marrjen e statusit të vendit kandidat. Them në mënyrë të merituar sepse kjo është një çështje që ka të bëjë me kredibilitetin e procesit të zgjerimit dhe të reformave" tha Bushati.Ai gjithashtu ka kërkuar edhe mbështetjen e të gjithë faktorëve për proceset integruese të vendit.“Raporti i OSBE-ODHIR për sa i përket klimës është një element shtesë në favor të kandidaturës së Shqipërisë në BE. Kemi kërkuar që agjencitë e ndryshme që operojnë në Shqipëri, kresisht ato të OKB të fokusojnë dhe bashkërendojmë punën me këto organizma në funksino të jetësëimit të axhendës europiane. Viti tjetër është deçiziv, sepse Italia dhe Greqia do marrin timonin edhe pse traktati i Lisbonës e ka retushuar rolin e presidencave, por roli mbetet. Do jetë viti i Mesdheut dhe fokusi do jetë te Mesdheu dhe te strategjia e BE te Medheu dhe Shqipëria ka rol në këtë drejtim, sepse mban drejtiminr e strategjisë Adriatiko-Joniane. Është vit delikat se do kemi zgjedhje për BE, do kemi zgjedhje lokale në disa vende kyçe të BE-së” tha Bushati.Ndërsa Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi duke përsëritur mbështetjen e PD për statusin dhe integrimin e vendit ka deklaruar se vetë raporti është faktues që nuk niset nga viti zero si pretendon kryeministri Rama.Duke iu referuar sërish pretendimeve për blerje vote në Korçë, Bumçi kërkoi nga ministri Bushati të shprehet në se kjo çështje do të jetë pengesë për marrjen e statusit në dhjetor.Ai gjithashtu kërkoi nga ministri shpjegime sa i përket emërimeve në administratë dhe në policinë e shtetit si dhe për dy aktet normative të qeverisë, ai për nëpunësin civil dhe buxhetin e shtetit.Dade-Bumçit: Në komision jemi për çështjen e integrimit jo për konfikte politikeI menjëhershëm ka qënë reagimi I kryetares së komisionit Arta Dade e cila theksoi se konfliktet politike duhet të qëndrojnë larg sallës së komisionit. Ajo theksoi se cështjet e ngritura nga deputeti  Bumçi nuk kanë të bëjnë me ministrin e jashtëm dhe me integrimin.“Konfliket pariake duhet të qëndrojnë jahstë komisionit të jashtëm. Çështjet që ju keni drejtuar nuk kanë të bëjnë me ministrin e jashtëm. Unë nuk do të doja që këtë seancë ta shndërronit ashtu siç shndërruat dje Parlamentin dhe siç kërkoni të shndërroni çdo komision parlamentar. Komisioni I jashtëm I qëndron larg çështjeve të ditës dhe çështjeve për kapital të forcave politike, këtu jemi për cështjet e integrimit” u shpreh Dade.Emërimet, Bushati: Në punë kam ende numëruesit e PD-sëDuke iu përgjigjur pyetjes për emërimet në administratë, ministri Bushati theksoi se ai ka ende në punë numëruesit e Partisë Demokratike.“Kam ende në detyrë diplomatë që kanë bërë poezi për udhëheqësin, kanë çuar qarkore, kam diplomatë që janë në ndjekje penale, që janë përfshirë hapur në veprimtari kundër opozitës. Kam kërkuar që çdo diplomat të mos përfshihet më në lojëra politike. Nëse do merrem me emra të veçantë, dy prej numëruesve në zonën ku unë kam qenë deputet janë ende në këtë sallë, ata të PS janë në rrugë”, deklaroi Bushati.Bushati:Për Korçën merren institucionet përkatëseSa i përket zgjedhjeve në Korçë, Bushati është shprehur se më këtë çështje do të merren institucionet përkatëse dhe duhet të pritet që drejtësia të thotë fjalën e saj.“Për Korçën mund tu them që këtë shtet ka institucione, që ju po thoni se janë shumë solide, shumë të mira dhe ne veçse mbështesim punën e institucioneve për t’i shkuar deri në fund hetimit për këtë çështje. Ky është standardi ynë. Përgjigja më të mirë se ç’ka dhënë progres-raporti unë s’mund të jap. KE ka folur qartë për aktin normativ, që s’është bërë në mënyrë të njëanshme, pro në bashkëpunim të ngushtë me KE dhe Sigmën që nuk ndikohet nga interesa meskine të politikë shqiptare. I keni çuar këto çështje në institucionet përkatëse, drejtësia do thotë fjalën e saj”, deklaroi Bushati.Armët kimike,Bushati: Jemi kontaktuar nga SHBA-jaI pyetur nga ish-ministri i Mjedisit, deputeti Fatmir Mediu, për armët kimike, Bushati është shprehur se ka një kërkesë nga SHBA-ja për këtë çështje por ende nuk është marrë një vendim.Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet e kontaktuara nga SHBA për shkatërrimin e arsenalit sirian, por nuk është vendosur asgjë.Ai ka bërë të ditur se kryeministri Rama ka pasur një bisede telefonike me sekretarin amerikan John Kerry, ndërkohë që ka shtuar se nuk flitet ende për vendimmarrje. “Nuk dihet ende nëse do të shkojmë apo jo në këtë process dhe nuk është folur për detaje teknike të tij” tha Bushati."Shqipëria  vend anëtar i NATO-s dhe si i tillë  jemi një ndër vendet e kontaktuara  nga SHBA se si mund të kontribuojmë për  armët kimike të Sirisë. Kryeministri Rama  dje ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry me të cilin diskutuan për çështjen e sigurisë, për elementët për kryerjen e procesit. Ata  folën si mund të shërbejnë aleatët për të hyrë në këtë proces për t'u përmbushur objektivat. Kam qenë në kontakt me partnerë amerikanë  për këtë proces.  Kërkoj që para se të dalim me deklarata të tregojmë sens realizmi dhe përgjegjshmërie. Nuk kemi një vendimmarrje,nuk kemi nisur asnjë proces konsultimi për armët kimike të Sirisë.  Nuk na është kërkuar konsultime apo mbështetje politike” tha Bushati.