Bylykbashi: Mazhoranca, sabotim KQZ-së.Do t`i drejtohemi Kolegjit për Korçën

Si pasojë e mungesës së kuorumit të KQZ-së për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të paligjshme zgjedhjet në Korçë, PD-ja ndërmerr hapin tjetër ligjor duke iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor.Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi pasi mori sot nga KQZ-ja materialet e nevojshme për t`u drejtuar Kolegjit akuzoi mazhorancën për sabotim të punës së KQZ-së, e cila e mbetur pa kuorumin e nevojshëm nuk mund të bëjë dot transperencë për  zgjedhjet në KorçëAi ka shtuar gjithashtu se Partia Demokratike do të ndjekë deri në fund betejën për Korçën.“Sot erdhëm në KQZ për të marrë materialet e nevojshme që na duhen për të vijuar më tej betejën tonë ligjore në lidhje me çështjen e Korçës. Kërkesën tonë për pavlefshmëri ne e depozituam disa ditë më parë këtu siç të gjithë e dimë, dhe ashtu siç pritej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundësi ligjore për shkak se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë sabotuar këtë Komision Qendor që përpara zgjedhjeve dhe në mënyrë të qëllimshme po e bëjnë edhe tani. Provat janë të pakundërshtueshme dhe pavarësisht një hetimi penal, është detyra kushtetuese dhe ligjore e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që të bënte transparencën. Por siç e thashë për shkak të këtij sabotimi dhe minimi që po i bën maxhoranca e sotme KQZ-së ky institucion nuk ishte në gjendje të merrte një vendim” tha Bylykbashi.