Tragjedia në minierën e Beragozhdit, nxirren trupat e 3 të rinjve pas 72 orë kërkimesh

Janë shoqëruar për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh 5 djemtë që humbën jetën në minerën e Dardhasit në Pogradec.Pas 72  orë kërkimesh, forcat e emergjencës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e tre trupave të cilët kishin mbetur brenda galerive të minierës së Beragozhdës. Ndërsa ditën e djeshme u bë e mundur nxjerja e dy vëllezërve, Edison dhe Nertil Hamolli 23 dhe 25 vjeç, sot, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga thellësitë e nëntokës, Ledion,Sazan dhe Arjan Hamolli të cilët u dërguan në morgun e spitalit.Këta persona së bashku me dy viktimat e nxjerra gjatë ditës së djeshme kishin mbetur të bllokuar në galeritë e kësaj miniere si pasojë e asfiksimit nga gazi karbonik i çliruar nga përdorimi i gjeneratorit, i cili përdorej për heqjen ujit dhe krijimin e lehtësirave për mbledhjen e sa më shumë  skrap.Fillimisht në minierë janë futur 3 prej të rinjve, ndërkohë që dy të tjerët të alarmuar për vonesën e tyre,kanë hyrë në galeri për ti kërkuar, por që për fat të keq nuk kanë mundur të dalin më prej aty.5 djemtë e rinj, të moshave nga 23-29 vjeç kishin lidhje fisnore mes tyre dhe tashmë tragjedia që ka pllakosur në këtë komunë dhe familjet e tyre, nuk njeh fjalë të përshkruhet. Komuna Dardhas në nder të tyre ka shpallur dy ditë zie.Ngjarja në Gurrë të Librazhdit, arrestohet administratori i minierësMenjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në minierën e fshatit Gurrë,në Librazhd, ku dy persona humbën jetën, dhe konkretisht, inxhinieri Drini Bogdani dhe minatori Haxhi Danga, policia ka arrestuar administratorin e kësaj miniere, Agim Yzo.Sipas të dhënave mësohet se mbi këtë shtetas rëndon akuza e mos marjes së masave të zbatimit teknik.Dy viktimat humbën jetën mesditen e djeshme në ambjentet e minierës dhe specialistët mendojnë se ata janë asfiksuar pasi në ambjentet e kësaj miniere është shënuar shpërthim gazi.