Policia mbron selinë e Gjinushit, pas dy orësh “Luftë” pronarët nxirren jashtë

Ka zgjatur vetëm 20 minuta ëndrra e rikthimit të pronës për familjen Manopulli në Tiranë. Me mbështetjen e përmbarimit pretenduesit e selisë së partisë së Gjinushit, kanë ndjerë për pak moment vetën zot të ndërtesës por më pas janë detyruar të largohen sërisht madje duke rikthyer edhe orenditë e PSD sërisht brenda.E gjithë kjo situatë është shoqëruar me tension dhe ndonjëherë edhe në shfaqje dhune por në fund objekti që gjykata ia ka kthyer pronarit ka mbetur sërisht seli partie dhe çelësat i janë kthyer Skënder Gjinushit. Megjithatë ashtu siç ishte paralajmëruar tensioni ka qënë bashkëudhëtarë i këtij aksioni të përmbarimit privat të mbetur në tentativë.