Kompleksi në Vlorë, Berisha përshëndet vendimin e gjykatës: Ligji mbi antiligjin
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e gjykatës administrative së rrethit të Vlorës, për heqjen e masës së sekuestros për kompleksin Jon. Për Berishën ky është lajm i mirë per të gjithë, pasi sipas tij shiriti i zones se krimit qe kishte rrethuar shtepite e blera dhe hipotekuara sipas rregullit dhe ligjit kishte rrethuar ne fakt dukshem dhe padukshem shtepine e çdo shqiptari.“Te dashur miq, sot Gjykata Administrative e Vlores vendosi heqjen e shtetrrethimit banditesk te urdheruar nga Edi Rama dhe kontrollit Orëellian te identitetit te pronareve me leternjoftim dhe certifikate pronesie per te hyre ne apartamentet e tyre. Ne vendimin e saj Gjykata njohu faktin se institucionet e administrates shteterore kane vepruar ne tejkalim te kompetencave te tyre duke qene se nuk kane dale me nje akt dhe se nga veprimet e tyre cenohet dukshem parimi i ligjshmerise dhe i proporcionalitetit te veprimtarise se administrates shteterore.Gjykata deklaroi se te te drejtat e qytetareve dhe e drejta e tyre per gezuar te qete pronen jane te drejta kushtetuese te pacenueshme! Ajo vendosi pezullimin e veprimeve administrative te bera nga INUK-u vendor e qendror dhe Policia ne pronen prej 1663 m2.Keshtu une pershendes kete vendim te rendesishem per cdo shqiptar sepse shiriti i zones se krimit qe kishte rrethuar shtepite e blera dhe hipotekuara sipas rregullit dhe ligjit kishte rrethuar ne fakt dukeshem - padukshem shtepine e çdo shqiptari”shprehet Berisha në fb.Në vijim Berisha thekson se sot në Vlore, ne betejen midis shtetit policor dhe shtetit ligjor, midis antiligjit dhe ligjit, fitoi ligji dhe shteti ligjor, e drejta dhe Kushtetuta e vendit.Gjykata administrative e rrethit të Vlorës hoqi sot masën e sekuestros për kompleksin Jon, duke pranuar kërkesën e familjarëvë të këtij kompleksi.Banorët kishin ngritur padi ndaj Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për bllokim të paligjshëm të objektit. INUK e kishte bllokuar kompleksin Jon prej disa ditësh, me argumentin se po bëhen verifikime, nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim me planin urbanistik.