Bllokohet gomonia 8 m e gjatë në Radhimë, arrestohet drejtuesi

Policia e Vlorës ka bllokuar sot një gomone 8 metra të gjatë si dhe ka arrestuar drejtuesin e saj. Sipas burimeve të policisë, gomonia ishte pikasur që në brigjet e Karaburunit, por bllokimi i saj u realizua në Radhimë, dhe se drejtuesi i saj tentoi të largohej dhe ta braktiste.Shërbimet e Delta Forcë të inkuadruara në operacion nga toka bene te mundur kapjen e drejtuesit, 35- vjeçarit nga Vlora, Dejvi Aliaj, cili eshte shoqeruar per ne ambientet e drejtorise se policise se Vlores per veprime proçedurale te metejshme.Sipas policisë, gomonia mund të jetë përdorur për trafik droge.Me heret policia kufitare dhe Guardia di Finanzza arritën të shpetojnë nga mbytja nje gomone me 8 persona ne bord, pasi keta te fundit kishin leshuar sinjal SOS ne afersi te shpelles se Haxhi alise ne gadishullin e Karaburunit pas kishin dale per peshkim dhe u zune ne veshtiresi nga deti i keq.