Shefi i ri i ushtrisë merr detyrën, Jeronim Bazo zëvendëson Xhemal Gjunkshin

Pas dekretimit të tij ditën e djeshme nga Presidenti i Republikës, Jeronim Bazo emërohet shef i ri i shtabit të përgjithshmë të ushtrisë.Ceremonia e betimit të tij në këtë detyrë është zhvilluar në presidencë dhe përveç numrit një të shtetit Bujar Nishani, merrnin pjesë minstrja e mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho.Jeronim Bazo zëvendësoi në këtë detyrë Xhemal Gjunkshin,i cili dha dorëheqjen nga ky post pas gati tre vjet shërbim.