Ekstradohet Arben Frroku, akuzohet për vrasjen e komisar Dritan Lamaj

Kur kanë kaluar 9 muaj nga vrasja e komisar Dritan Lamaj, Athina zyrtare i ka hapur rrugë ekstradimit drejt vendit tonë të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje, Arben Frroku.Arben Frroku është esktraduar nga Greqia pasditen e sotme. Në pritje të mbërritjes së biznesmenit të akuzuar për vrasje, në aeroport viheshin re masa të larta sigurie dhë një numër i madh i punonjësve të policisë së shtetit.Rreth orës 17:10 avioni që vinte nga Athina është ulur në Rinas, aty ku biznesmi i akuzuar për vrasje i është dorëzuar policisë shqiptare.Mësohet se transporti i tij nga kyeqyteti helen është bërë me avion nën kushte të rrepta sigurie dhe është shoqëruar nga forcat e interpolit dhe të policisë së Athinës.Nën masa të rrepta sigurie, autokolona e policisë i është drejtuar komisariatit të Rinasit. Pas proçedurave te rastit është kryer edhe transportimi nga Rinasi drejt Burgut të sigurisë së Lartë 313 në kryeqytet.Për ekstradimin e shumë të kërkuarit nga drejtësia shqiptare ishte zgjedhur rruga ajrore ndërsa bashkëpunëtori dhe njëherësh kushëriri i tij Jak Jaku, ka mbërritur në vendin tonë një ditë më parë në rrugë tokësore.Arben Frroku dhe djali i dajës së tij, Jak Jaku u arrestuan disa orë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj  në Selanik të Greqisë.Të dy të dyshuarit do të vihen në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ti marrë në pyetje dhe sqaruar pozicionin e tyre rreth kësaj ngjarje.Ndërkaq me interes është edhe dalja e tij përpara togave të zeza të gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur njëherë me masën e sigurisë që kjo gjykatë ka marrë dhe më pas për nisjen e procesit gjyqsorë në ngarkim të tij.Arben Frroku, vëllai i deputetit të Kuvendit të shqipërisë Mark Frroku është i dyshuari kryesor i akuzës për atentatin e 24 shkurtit ku Dritan Lamaj u vra përpara banesës së tij. Kjo është një çështje me interes të madh publik,pasi Arben Frroku dhe avokatët e tij asnjëherë nuk kanë pranuar vrasjen e Lamajt.