Deputet në parlament, qytetar para ligjit. Policia gjobit deputetët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2013, 19:41
Gjatë Konferencës së Kryetarëve ku diskutohej se ku do të fokusoheshin debatet në seancën plenare të së enjtes, jashtë ambjenteve të kryesisë së Kuvendit po ndodhte diçka që nuk është parë gjatë këtyre viteve.
Të gjithë e dimë se parkimi i makinave të deputetve asnjehërë nuk ka qënë i rregullt, por si duket kjo ishte koha kur do të merrte fund ky fenomen i pa ndëshkuar.Jashtë kryesisë katër efektivë të policisë kanë vazhduar aksionin që ka ditë që ka nisur për dënimin e të gjithë shkelësve të kodit rrugor,por e reja kësaj radhë është gjobitja e ligjvënësve shqiptarë.
Pavarësisht kundërshtisë që i kanë bërë shoferat e automjeteve të deputetëve, policët dhe policet femra kanë vazhduar punën normalisht duke prerë gjoba për shkelësit e ligjit.
