Përfundon takimi në Bruksel,Thaçi-Daçiç dakord për rivotimin në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2013, 17:29
Përfundon takimi Thaçi-Daçiç në Bruksel. Ndërmjetësuesja e BE, Catherine Ashton, deklaroi pas takimit se dy Kryeministrat biseduan mbi hapat e mëtejshëm për përmbylljen e proçesit zgjedhor në komunat e veriut të Mitrovicës dhe ranë dakord për vazhdimin e planit të marrëveshjes së prillit.
"Pata një takim shumë të mirë me kryeministrin serb Ivica Daçiç dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Jam e lumtur që të dy Kryeministrat u pajtuan sot për hapat e mëtejshëm në përmbylljen e suksesshme të proçesit elektoral në veri të Kosovës. Autoritetet relevante në Prishtinë do të vendosin për elementet specifike të këtij procesi"tha ajo.Ajo ka shtuar, se "Kryeministrat janë pajtuar që të vazhdojnë të punojnë në implementimin e marrëveshjes së prillit dhe se kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të bërë gjithçka që është e për implementimin e plotë të saj".Edhe kryeministri Hashim Thaçi, pas përfundimit të takimit, në konferencën me gazetarë, e ka cilësuar takimin si konstruktiv dhe të suksesshëm.
“Zhvilluam një takim konstruktiv, të suksesshëm. Vlerësuam suksesin evropian të Kosovës në këto zgjedhje, me organizimin e zgjedhjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe me përfshirjen e të gjitha etniteteve. Tashmë KQZ-ja ka marrë vendimin për rivotim në 3 qendra ku kanë ndodhur incidentet. Pra, ishte konkludim i përbashkët që zgjedhjet e suksesshme të 3 nëntorit kanë legjitimuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, për çka realisht është hapur një kapitull i ri - kapitulli evropian edhe për pjesën veriore të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.Duke folur për zgjedhjet, Kryeministri ka rikujtuar së raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në gjithë Kosovën më 1 dhjetor.“Nga 1 dhjetori do t‘i kemi edhe liderët legjitimë edhe në veri dhe Qeveria e Kosovës do të nisë bashkëpunimin e menjëhershëm për të ndryshuar jetën e qytetarëve atje për të mirë, sepse kemi edhe vlefshmëri dhe legalitet të plotë të zgjedhjeve”.Ndërkaq, për marrëveshjen e arritur për doganat nga ana e dy delegacioneve, atij kosovar dhe delegacionit serb, ka thënë se është pjesë e detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Prillit:“Lajm i mirë ishte dje marrëveshja e arritur për Doganat ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, e cila përfundimisht funksionalizon sistemin doganor të Republikës së Kosovës edhe në veri, si pjesë e obligimeve që kanë dalë nga marrëveshja në Bruksel".I pyetur nga gazetarët për datën e mbajtjes së rivotimeve në veri, Thaçi nuk ka saktësuar ndonjë datë, duke theksuar se kjo është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.“Vendimi përfundimtar për datën e rivotimit është në autoritetin e KQZ-së dhe ne do ta mbështesim atë vendim, por, sipas ligjit, rivotimi duhet të jetë para raundit të dytë që do të mbahet më 1 dhjetor, në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Thaçi.
"Pata një takim shumë të mirë me kryeministrin serb Ivica Daçiç dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Jam e lumtur që të dy Kryeministrat u pajtuan sot për hapat e mëtejshëm në përmbylljen e suksesshme të proçesit elektoral në veri të Kosovës. Autoritetet relevante në Prishtinë do të vendosin për elementet specifike të këtij procesi"tha ajo.Ajo ka shtuar, se "Kryeministrat janë pajtuar që të vazhdojnë të punojnë në implementimin e marrëveshjes së prillit dhe se kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të bërë gjithçka që është e për implementimin e plotë të saj".Edhe kryeministri Hashim Thaçi, pas përfundimit të takimit, në konferencën me gazetarë, e ka cilësuar takimin si konstruktiv dhe të suksesshëm.
“Zhvilluam një takim konstruktiv, të suksesshëm. Vlerësuam suksesin evropian të Kosovës në këto zgjedhje, me organizimin e zgjedhjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe me përfshirjen e të gjitha etniteteve. Tashmë KQZ-ja ka marrë vendimin për rivotim në 3 qendra ku kanë ndodhur incidentet. Pra, ishte konkludim i përbashkët që zgjedhjet e suksesshme të 3 nëntorit kanë legjitimuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, për çka realisht është hapur një kapitull i ri - kapitulli evropian edhe për pjesën veriore të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.Duke folur për zgjedhjet, Kryeministri ka rikujtuar së raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në gjithë Kosovën më 1 dhjetor.“Nga 1 dhjetori do t‘i kemi edhe liderët legjitimë edhe në veri dhe Qeveria e Kosovës do të nisë bashkëpunimin e menjëhershëm për të ndryshuar jetën e qytetarëve atje për të mirë, sepse kemi edhe vlefshmëri dhe legalitet të plotë të zgjedhjeve”.Ndërkaq, për marrëveshjen e arritur për doganat nga ana e dy delegacioneve, atij kosovar dhe delegacionit serb, ka thënë se është pjesë e detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Prillit:“Lajm i mirë ishte dje marrëveshja e arritur për Doganat ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, e cila përfundimisht funksionalizon sistemin doganor të Republikës së Kosovës edhe në veri, si pjesë e obligimeve që kanë dalë nga marrëveshja në Bruksel".I pyetur nga gazetarët për datën e mbajtjes së rivotimeve në veri, Thaçi nuk ka saktësuar ndonjë datë, duke theksuar se kjo është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.“Vendimi përfundimtar për datën e rivotimit është në autoritetin e KQZ-së dhe ne do ta mbështesim atë vendim, por, sipas ligjit, rivotimi duhet të jetë para raundit të dytë që do të mbahet më 1 dhjetor, në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Thaçi.Nga ana tjetër kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se është shumë e rëndësishme që qytetarët serbë të dalin masivisht në rivotimet në veri.

“Nëse mbetet vendimi i KQZ-së që zgjedhjet të përsëritën në vetëm tri vendvotime, kurse serbët nga Mitrovica e veriut nuk dalin në numër të mjaftueshëm, do ta kemi kryetarin shqiptar. Kjo do të shkaktonte konflikte, ndoshta edhe të armatosura dhe në atë rast Serbia nuk do të mund të ndihmonte shumë”, ka thënë Daçiç.
Ai ka thënë se palët e kanë vlerësuar pozitivisht daljen e serbëve në zgjedhje në rrethin e parë, me gjithë incidentet në veri të Mitrovicës.
Bisedimet e sotme shënojnë raundin e 18-të të bisedimeve Prishtinë-Beograd në kuadër të implementimit dhe zbatimit të marrëveshjes së firmosur nga dy vendet në prill të këtij viti.