Aksident në Rrugën e Kombit, vdesin 3 persona
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Kalimash-Kukës, në vendin e quajtur Kolsh. Një automjet tip kamionçine me targa KS-04-123-BT i cili po tranportonte tjegulla drejt qytetit të Kukësit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen.Për pasojë kanë humbur jetën babë e bir, Bashkim dhe Idajet Shpata, 45 dhe 19 vjeç si dhe 40-vjeçari Dem Saraçi, që të tre janë banorë të fshatit Shëmri të komunës Malzi të Kukësit.Sipas policise mëndohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit, nga ana e drejtuesit të tij ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Si pasojë e aksidentit është bllokuar për më shumë se dy orë qarkullimin e automjeteve në të gjithë autostradën duke sjellë edhe radhë kilometrike.