Kosovë, qytetarët serb pengohen për të votuar në veri

Dhjetëra persona me fanella të zeza në të cilat shkruan për bojkot në alfabetin cilirik janë duke penguar qytetarët serb për të shkuar nëpër qendrat e votimeve dhe për të votuar, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.Sipas këtyre ata janë pozicionuar afër qendrave të votimit në veri të Mitrovicës dhe po i kërcënojnë qytetarët për të mos votuar.Mësohet se të njëjtit kanë kthyer mbrapsht edhe komisionerët shqiptarë të cilët do të vëzhgonin zgjedhjet në qendrat e votimit.