Thaçi: Deklarata e Vuçiç qesharake, policia serbe në veri, kurrë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci në një konferencë për media ka deklaruar se Kosova ka kaluar testin europian në mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike gjate ditës së djeshme.Ai tha se këto zgjedhje janë kyçe për të ardhmen e Kosovës. Thaçi tha se për herë të parë në historinë e pasluftës në Kosovë, janë organizuar zgjedhjet e lira në tërë territorin e Kosovës.Sipas tij, ky është hapi më i rëndësishëm që nga shpallja e pavarësisë. Thaçi tha se dalja mbi 22 % e qytetarëve serb ka legjitimuar liderët serb të asaj pjese dhe do të ishte pjesëmarrje edhe më e madhe po të mos ndodhnin incidente të izoluara në disa vendvotime.Ndërsa, për deklaratën e Vuçiç për të sjellë policinë serbe në veri e ka quajtur qesharake dhe një gjë që nuk mund të ndodhë kurrë.