Kosovë, KFOR-i ndërhyri në veri pas kërkesës së EULEX-it

KFOR-i përmes një deklarate për media bëri të ditur se mbrëmë ka ndërhyrë në veri pas sulmeve të ekstremistëve serbë në vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës.Në deklaratë thuhet se brenda 15 minutash KFOR-i me kërkesë të EULEX-it ka angazhuar forcat e njësisë së specializuar multietnike të karabinierëve (MSU) për qetësimin e situatës në pjesën veriore të Mitrovicës.“Dje, në orët e pasditës pjesëtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë me shpejtësi pas sulmeve në vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës. Me kërkesë të EULEX-it, forcat e KFOR-it, paraprakisht të sistemuara në veri të Kosovës me qëllim që të kontribuojnë për një ambient të sigurt e të parrezikshëm si dhe për të siguruar lëvizje të lirë gjatë zgjedhjeve, menjëherë kanë ndërhyrë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.“Brenda një orë, njësitë rezervë të Batalionit taktik rezervë manovrues (KTM) të KFOR-it po ashtu janë sistemuar në zonat problematike të Mitrovicës dhe në këtë mënyrë kanë mbështetur njësitet e KFOR-it të sistemuara në terren. Veç kësaj KFOR-i ka reaguar edhe në rastin e sulmit në Zveçan duke vendosur edhe në atë terren rend.  Gjatë natës, KFOR, po ashtu me kërkesë të EULEX-it, ka garantuar siguri dhe ambient të sigurt si dhe lëvizje të lirë në rrugët nëpër të cilat u bë transporti i materialit zgjedhor në Qendrën e numërimit të votave”, theksohet më tej në deklaratëKFOR-i, siç thekson komanda, do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e tij me paanshmëri, me kujdes dhe vendosmëri me qëllim që të ofrojë ruajtjen e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.Pas incidenteve, në pjesën veriore të Mitrovicës automjetet e karabinierëve janë vendosur përballë urës kryesore mbi Ibër.