Video e vrasjes së 2 anëtarëve të "Agimit të Artë"
Pamjet tronditëse të vrasjes së dy anëtarëve të “Agimit të Artë” janë publikuar dje nga mediat greke dhe në një kohë rekord videoja bëri xhiron e botës.Pamjet tregojnë një të ri i cili qëllon me gjakftohtësi 4 anëtarët e Agimit të Artë, ku dy prej tyre gjetën vdekjen e menjërshme, njëri u plagos ndërsa një tjetër arrin të largohet.Videoja e cila duket si një film thriller tregon vrasësin i cili qëllon mbi grupin e të rinjve dhe një prej tyre arrin të vrapojë dhe të fshihet diku duke i shpëtuar vdekjes.Ekzekutuesi kthen armën në drejtim të tre të rinjëve të tjerë të cilët nuk kanë arritur të marrin veten nga gjithë kjo që po ndodh dhe plumbat prekin të parin Aleksandros Gjerondas, i cili megjithëse i plagosur arrin të fshihet diku.Më pas vrarësi qëllon në gjoks dy të rinjtë e tjerë Jorgo Funduli dhe Manoli Kapeloni të cilët bien në tokë të plagosur por vrasësi nuk mjaftohet me kaq. Ai u afrohet dy të rinjve dhe i qëllon sërish ata në kokë dhe në të gjithë trupin.Më pas autori i krimit largohet, dhe i riu i plagosur Aleksandros Gjerondas, kthehet, kalon pranë shokëve të tij dhe më pas rrëzohet në trotuarin përballë.Kjo është sekuenca e shkurtër e “filmit thriller” e cila është xhiruar nga një kamer sigurie në rrugë por që flet shumë për dhunën që ka përfshirë të rinjtë grekë.Vrasja e dy anëtarëve të “Agimit të Artë”ka ndodhur më datën 1 nëntor, disa javë pasi disa anëtarë të kësaj force politike, përfshirë liderin e partisë, janë arrestuar nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale.Arrestimet kanë pasuar vrasjen e aktivistit antifashist, Pavlos Fyssas, në muajin shtator.Javën e kaluar, ligjvënësit grekë kanë votuar për të pezulluar fondet shtetërore për Agimin e Artë, partinë e tretë më të popullarizuar në Greqi.