Zgjedhjet në Kosovë, Prokuroria:15 vepra penale të regjistruara deri më tani

Në Prokurorinë e Kosovës janë regjistruar 15 vepra penale në lidhje me zgjedhjet që po mbahen sot në vend.Në një konferencë për shtyp, Prokuroria e Kosovës theksoi se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë marrë masa ndaj një personi i cili ka tentuar që të mos hapë shkollën ku edhe do të mbahej votimi në fshatin Cerrcë të Istogut.“Prokuroria e shtetit është në bashkëpunim dhe gaditshmeri të vazhdueshme me Policinë e Kosovës për të përcjellë çdo lloj incidenti të mundshëm, ndërkohë që bëj thirrje që edhe qytetarët të raportojnë çdo lloj parregullsie”, ka thënë prokurorja Laura Pula.