Gualtieri: Ditë e rëndësishme për Kosovën

Shefi i misionit të BE-së në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve, Roberto Gualtieri, vëzhgoi qendrën e votimit te Xhamia e Llapit në Prishtinë, ndërsa theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për Kosovën dhe demokracinë në vendit.“Kjo është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën për demokracinë. Unë këtu si vëzhgues do të jemi të paanshëm dhe neutral të martën do të jap deklaratën preliminare për procesin zgjedhor, mendojmë se prezenca jonë do t’i kontribuojë votuesve që të jenë të hapur dhe të drejtë”, ka thënë ai.Ai tha se vëzhguesit e BE-së të cilët janë të vendosur në të gjitha komunat do të jenë shumë të kujdesshëm dhe të raportojnë për çdo gjë.Gualtieri procesin e votimit e quajti të thjeshtë duke thënë se votuesi i parë nuk e pati asnjë problem në këtë aspekt.Ndërsa, vetë votuesi i parë në këtë qendër, Agim Sheqiri, tha se votoi për më të mirin dhe në interes të qytetarëve.“Jo nuk ishte, megjithëse duhen udhëzime pak më të gjata. Unë i kam lexuar pak në internet dhe kam marrë informacione, ndërsa shumë qytetarë mendoj se kanë nevojë për ndihmë se cila fletëvotim është për kryetar e cili për kandidat”, theksoi ai.Në qendrën e votimit 1922 e cila ka shtatë vendvotime, të drejtë vote kanë 6194 qytetarë.