Ivanovic: Të përsëriten zgjedhjet në veri të Kosovës
Kandidati për prefekt të Mitrovicës, Oliver Ivanovic ka deklaruar se incidentet që shënuan zgjedhjet në veri janë dhunë politike dhe vandalizëm. Ivanovic konsideron se zgjidhja më e mirë do të ishte përsëritja e zgjedhjeve.Ai ka shtuar se pret që zgjedhjet të anulohen jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në Leposaviç, Zubin Potok e Graçanicë, pasi vëzhguesit kanë braktisur qëndrat e votimit.“Pres se ky do të jetë epilogu edhe pse me keqardhje mund të konstatoj se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka thënë Ivanovic.Ivanovic ka thënë se katër javë është afat i shkurtër për mbajtjen e zgjedhje të përsëritura në veri dhe se duhet të kalojë më shumë kohë në mënyrë që zgjedhjet të jenë demokratike.Sipas fjalëve të tij në Mitrovicë ka pasur dalje të vogël të votuesve dhe për pasojë kjo do të thotë se “me serbë udhëheq shqiptari”.Ai ka theksuar se incidentet janë pasojë e organizimit keq të zgjedhjeve dhe se është e domosdoshme mbledhja e tre palëve, Beogradit, Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, për ta zgjidhur problemin.