Kosovë,EULEX reagon pas incidenteve në veri

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX ka sqaruar angazhimin e djeshëm të këtij misioni, pas incidenteve në veri."EULEX-i i është përgjigjur menjëherë sulmit në qendrën e votimit në veri të Mitrovicës dhe ka dhënë mbështetje shtesë për Policinë e Kosovës në mënyrë që ta sigurojë stafin e OSBE-së dhe Misionit Vëzhgues të BE-së, që kanë qenë të pranishëm atje", sqaron EULEX."Qëllimi strategjik ishte ndalimi i sulmeve në stacionet tjera në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe gjetkë në veri të Kosovës. Kjo, në mënyrë efektive ka ndalur përshkallëzimin e dhunës dhe pengimin e mëtejshëm të procesit të votimit”, thotë EULEX.Misioni i BE-së në Kosovë, sqaron se “Nga vendvotimet në Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, EULEX ka shoqëruar personelin e OSBE-së, së bashku me kutitë e votimit, për në qendrën e numërimit në jug."Gjatë shoqërimit të stafit të OSBE-së nga Zveçani, automjetet e EULEX-it janë sulmuar me gurë, dhe një makinë ka pësuar dëme të vogla. EULEX-i është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës në identifikimin e personave që kanë kryer sulmet mbi qendrat e votimit” thuhet në deklaratë.