Greqia paralizohet nga greva e përgjithshme

Një grevë e përgjithshme, e nisur ditën e sotme, ka paralizuar transportin në gjithë Greqinë. Sektori i shërbimeve, ka protestuar sot në shenjë pakënaqësie me masat e reja të kursimeve në këtë vend.Greva, e thirrur nga shoqatat më të mëdha të sektorit publik dhe atij privat, ka bllokuar transportin tokësor, ujor dhe ajror.Janë mbyllur edhe shkollat publike, ndërsa spitalet dhe shërbimet e tjera mjekësore funksionojnë vetëm për rastet emergjente.Më shumë se gjashtë mijë demonstrues kanë marshuar rrugëve të Athinës, duke kundërshtuar rritjen e taksave dhe zvogëlimin e pagave e pensioneve, sipas kërkesave të huadhënësve ndërkombëtarë.Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në Selanik.Inspektorët nga vendet e Eurozonës, të Bankës Qëndrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndodhen aktualisht në Greqi për të analizuar progresin e arritur në reformat që ky shtet është I detyruar t’i kryejë, në mënyrë që të marrë pjesën tjetër të fondeve nga paketa e shpëtimit, e që kap shifrën e një milliard eurove.