Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në orët e mbrëmjes të ditës së hënë, rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale. Sipas tyre, në shumicën e komunave, më 1 dhjetor pritet të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunal.Rezultatet e publikuara nga KQZ-ja nuk përfshijnë zgjedhjet e mbajtura në katër komunat e veriut të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka pohuar se "materiali zgjedhor për tërë pjesën veriore ka ardhur në Prishtinë dhe posa të procedohet sipas procedurave të parapara, do të dihet gjendja e këtij materiali, nëse është i dëmtuar, sa është i dëmtuar dhe në cilat komuna".Ajo nuk ka pranuar të komentojë deklarimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, zyrtarët e së cilës kanë deklaruar se materiali zgjedhor nga tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës nuk ka qenë në posedim të OSBE-së dhe rrjedhimisht nuk i është dorëzuar KQZ-së.Zonja Daka gjithashtu nuk ka fajësuar Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian për gjendjen e krijuar në qendrat e votimit të sulmuara ditën e votimeve nga siç është thënë nga grupe të maskuara, por sipas saj, kanë dështuar institucionet të cilat janë të thirrura të mbrojnë rendin dhe sigurinë në atë pjesë të vendit.Rezultatet sipas KQZ-së për kryetar komune:Deçan , AAK-LDD me 54.05 për qind, LDK 35,15 për qindGjakovë , AKR 43.43 për qind, AAK – LDD, 35.80 për qindDrenas, PDK, 63.08 për qindIstog, LDK, 51.01 për qindKaçanik, PDK 25.57 për qind, AAK 17.99 për qindKlinë, PDK 42.26 për qind, LDK 24.59Fushë Kosovë, LDK 64 për qindKamenicë , LDK 33.0 për qind, PDK 32.52 për qindRahovec, PDK 39.11 për qind, LDK 22.09 për qindMitrovicë e Jugut, PDK 42.80 për qind, AKR 21.83 për qindLipjan, PDK 35.38 për qind, LDK 35.33Podujevë, LDK 50.06,Skenderaj, PDK 88.45 për qindSuharekë, LDK 34.80 për qind, AAK 30.24 për qindMalishevë , IQM 42.19 për qind, LDK 25.81 për qind, PDK 25.71 për qindHan i Elezit, Refki Suma 54.17 për qindViti, LDK 37.7 për qind PDK 23.7për qindFerizaj , PDK 39.20 për qind, LDK 34.3 për qindPejë, LDK 40.85 për qind, AAK 36.12 për qindPrishtinë, LDK 43.00 për qind , VV 31.58 për qindPrizren, PDK 37.08 për qind dhe LDK 25,22 për qindGjilan, LDK 40.13 për qind, PDK 26.15 për qindDragash, PDK 34.05 për qind, LDK 35.15 për qindNovobërdë, LDK 32.56 për qind G.I.Srpska 25.30