Incidentet zgjedhore në Mitrovicë, BE kërkon takim urgjent Thaçi-Daçiç në Bruksel
Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë dënuar ashpër dhunën dhe incidentet gjatë proçesit zgjedhor të mbajtur në Kosovë.BE përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç ka theksuar se "dhuna që shpërtheu në veriun e Kosovës e prishi proçesin zgjedhor që u mbajt në pjesën tjetër të vendit".Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka thirrur një tjetër takim mes kryeministrave Thaçi e Daçic, që me shumë gjasa do të mbahet ditën e mërkurë në Bruksel.Bashkimi Evropian pritet të dalë me qëndrim zyrtar vetëm pas raportit të misionit vëzhgues, i cili do të publikohet të martën paradite. Edhe anulimin e mundshëm të votimeve në very, Brukseli për momentin e cilëson si spekulime.Ndërkaq Ambasada amerikane në Prishtinë ka deklaruar se "Bashkësia ndërkombëtare nuk toleron përpjekjet për prishjen e procesit demokratik dhe pengimin e qytetarëve të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të rregullt".SHBA theksojnë gjithashtu se "këto zgjedhje treguan që Kosova është në gjendje të organizojë zgjedhjet e ardhshme në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me aspiratat e saj evropiane".Më i ashpër në reagimin e tij ka qënë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, i cili deklaroi se "dhuna nuk duhet të ishte lejuar pasi njollosi progresin e arritur deri tani në dialogun mes dy vendeve".Nisur nga incidentet në veri Rasmussen përjashtoi një reduktim të trupave të KFOR, një masë kjo e planifikuar që vitin e kaluar, pasi të dy shtetet kanë shprehur nevojën e trupave të KFOR që të mund të arrihet një zbatim sa më i shpejtë i marrëveshjes politikë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".