Eksportuesit kërkojnë heqjen e taksës me Italinë
Bizneset shqiptare që eksportojnë mallra drejt vendit fqinj, Italisë, humbin mbi 10 milion euro si pasojë e një takse prej 9.3 euro për çdo ton. Pikërisht duke u nisur prej këtij ngërçi, shoqata eksportuese ka kërkuar që një taksë e tillë të hiqet pasi aplikohet vetëm për shqiptarët.Sipas kreut të Shoqatës së eksportuesve shqiptarë kjo është një taksë diskriminuese, e cila ka mbetur e pandryshuar që para viteve ‘90 pavarësisht se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë ecur para.Një taksë e tillë aplikohet edhe për bizneset italiane që sjellin mallra në vendin tonë. Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës kjo taksë reciprociteti ka dëmtuar shkëmbimet tregtare pasi tashmë në Shqipëri vijnë vetëm 1mijë e 500 mjete me mallra nga 5-6 mijë që vinin më parë.Përfaqësues të Ministrisë dhe të komisionit u angazhuan për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem. Italia është vendi me të cilin Shqipëria ka nivelin më të lartë të shkëmbimeve tregtare.