Ish komandanti i xhandarmërisë serbe në veri të Kosovës

Ish komandanti i xhandarmerisë serbe, tani këshilltar në MUP-in e Serbisë, Bratisllav Dikic, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.Sipas këtyre burimeve, një numër i madh i xhandarëve serbë janë parë që nga nata e mbrëmshme para selisë së Iniciativës Qytetare “Srpska”, që ndodhet në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës.“Prania e madhe e pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe në veri ka për qëllim të inkurajoj qytetarët të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh, por njëkohësisht edhe t’u krijoj atyre siguri gjatë votimit nga grupe të caktuara të cilët janë pro bojkotit të zgjedhjeve”, kanë thënë burimet.Ndërkohë, dy ditë më parë persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht kandidatin e Iniciativës Qytetare “Srpska” për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës, Kërstimir Pantic në hyrje të ndërtesës ku jeton ai, ndërsa policia ende nuk ka informacione për autorët apo motivet e mundshme të këtij sulmi.